OKH Merhamet mbështet mbi 5000 familje gjatë muajit të Ramazanit

OKH Merhamet mbështet mbi 5000 familje gjatë muajit të Ramazanit

Gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, OKH Merhamet ka realizuar një sërë aktivitetesh bamirësie për të qenë sa më pranë dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Me përkushtim dhe solidaritet, kemi arritur të mbështesim shumë familje dhe individë, duke sjellë lehtësi dhe shpresë në jetën e tyre.

Këto aktivitete bamirësie janë realizuar në qytetet: Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Manastir, Resne, Veles dhe Prilep.

5000 pako ushqimore janë shpërndarë në këto qytete, duke siguruar ushqim për ata që ndodhen në nevojë.

Iftare për mbi 1000 persona janë organizuar, ku shumë besimtarë kanë mundur të bashkohen dhe të shpërndajnë bekimet e këtij muaji të shenjtë.

200 kupona në vlerë të 1500 denarë për person janë shpërndarë për të mundësuar që familjet të përballojnë nevojat e përditshme gjatë muajit të Ramazanit.

2 ton patate janë ndarë për të ofruar ushqime të nevojshme për përgatitjen e vakteve të përditshme.

Veshëmbathje për 50 fëmijë janë dhuruar, duke sjellë buzëqeshje dhe ngrohtësi në zemrat e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Falenderime të vecanta për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtyre projekteve.

MARKETING