OKH MERHAMET dhe Vizioni-M: Java e Parë e Shkollës Verore 2025 përfundon me sukses të jashtëzakonshëm në Shkup

Me shumë gëzim dhe entuziazëm u përmbyll Java e Parë e Shkollës Verore 2025, organizuar nga O.K.H. MERHAMET në bashkëpunim me SH.K.Q. “Vizioni-M”. Aktivitetet zhvillohen në ambientet e ngrohta të Konakut të Vilajetit, nën kujdesin e Fondacionit për Civilizim Islam – FOCIC.
Fëmijët pjesëmarrës patën mundësinë të mësojnë mbi besimin, të zhvillojnë kreativitetin përmes vizatimit, të përvetësojnë njohuri jetësore dhe të mësojnë rreth higjienës dhe kujdesit shëndetësor. Programi arriti të krijojë një mjedis edukativ, të sigurt dhe frymëzues, ku fëmijët jo vetëm u argëtuan, por edhe krijuan miqësi të reja.
Organizatorët shprehen të kënaqur me rezultatin dhe mezi presin aktivitetet e ardhshme të Shkollës Verore.