OKB: Rreth 25 milionë njerëz në Sudan përballen me uri akute

Koordinatorja e Emergjencave në Sudan e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Samantha Chattaraj tha se afërsisht 25 milionë njerëz në Sudan, ekuivalent me gjysmën e popullsisë, po përballen me uri akute, transmeton Anadolu.
MARKETING
Ajo theksoi se WFP kishte bërë disa përpjekje për të ndihmuar njerëzit që mbetën kryesisht pa ndihmë dhe raportoi se në mars ata arritën 4 milionë njerëz në të gjithë Sudanin, katër herë më shumë se numri i njerëzve që ndihmuan një vit më parë.
“Rreth 25 milionë njerëz në të gjithë vendin, gjysma e popullsisë, po përballen me uri akute. Rreth 5 milionë fëmijë dhe nëna që ushqejnë me gji janë të kequshqyera në mënyrë akute. Sudani aktualisht është i vetmi vend në botë ku uria është konfirmuar”, tha koordinatorja e OKB-së.
Chattaraj potencoi se synojnë të arrijnë 7 milionë njerëz deri në mesin e vitit dhe se u kanë dhënë përparësi 27 rajoneve që po përjetojnë uri ose klasifikohen si në rrezik urie.