Oda e Mjekëve: Shëndeti i të lënduarve nga zjarri në Koçan duhet të jetë prioritet

Oda e Mjekëve: Shëndeti i të lënduarve nga zjarri në Koçan duhet të jetë prioritet

Oda e Mjekëve ka shprehur mirënjohjen e saj për reagimin e shpejtë të institucioneve kompetente në vend, si dhe për mbështetjen e përzemërt të ofruar nga shtetet e tjera në kujdesin ndaj pacientëve të lënduar nga zjarri në Koçan. Sipas Odës, ky organizim është thelbësor për të siguruar që pacientët të kenë mundësinë për një trajtim mjekësor të duhur dhe profesional, duke u dhënë atyre një shans për të kaluar këtë periudhë të vështirë shëndetësore.

Në deklaratën e saj, Oda e Mjekëve theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për kujdesin ndaj pacientëve, si dhe për ekspertizën mjekësore të sjellë nga jashtë, e cila është e pazëvendësueshme për të parandaluar rritjen e numrit të viktimave. Ata theksuan se përkushtimi i mjekëve tanë dhe bashkëpunimi i ngushtë me ekspertët ndërkombëtarë janë faktorët kryesorë për të shpëtuar jetë dhe për të garantuar një trajtim të sigurt.

Për më tepër, Oda e Mjekëve bëri thirrje për respektimin rigoroz të protokolleve mjekësore të trajtimit të pacientëve të lënduar nga zjarri, të cilat përfshijnë izolimin dhe ndalimin e vizitave. “Pacientët e këtij lloji kanë përfshirje multisistemike dhe një rrezik të shtuar për infeksione. Çdo kontakt i panevojshëm mund të rrezikojë shëndetin e tyre. Gjithashtu, prania e civilëve mund të shkaktojë stres dhe ankth të panevojshëm, duke penguar punën e personelit mjekësor,” theksohet në deklaratën e Odës.

MARKETING