O.K.H. Merhamet vazhdon aksionin e ndarjes së pakove ushqimore
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, aksioni i radhës ishte në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut.
Në rrethinën e Velesit, Shtipit, Strumicës dhe Radovishit u bë shpërndarja e 400 pakove me artikuj bazë ushqimore.
Poashtu në Shtip dhe Strumicë u shtrua edhe iftar.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Organizatën Wefa nga Gjermania dhe Shoqatën Ensar nga Shkupi.