Numërohen mbi 80% e votave, Rexhep Taip Erdogan vazhdon të udhëheq

Numërohen mbi 80% e votave, Rexhep Taip Erdogan vazhdon të udhëheq

Ka vazhduar numërimi i votave në Turqi dhe publikimi i rezultateve zyrtare nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi që u mbajtën gjatë ditës së sotme.
Për momentin janë numëruar 80.48% e votave, ndërsa vazhdon të ketë epërsi presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan, raporton SHENJA.
Ai deri tani ka 50.43% të votave, ndërsa kundërshtari i tij më i afërt, Kemal Kiliçdarogllu ka 43.77%.
Kandidati tjetër Sinan Ogan ka 5.31% të votave, ndërsa edhe pse u tërhoq nga gara për president, Muharem Inçe deri tani ka 0.49% të votave.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare nga 69.38% e votave të numëruar, AK Partia e Erdoganit së bashku me koalicionin kanë 51.43% të votave, ndërsa Aleanca e Kombit ka 33.93% të votave. /SHENJA/

 

MARKETING