Nuk u kualifikuan në “Euro 2024”, Elif Elmas po “punon” në embëltore (FOTO)

Nuk u kualifikuan në “Euro 2024”, Elif Elmas po “punon” në embëltore (FOTO)

Elijf Elmas, futbollisti i përfaqësues së Maqedonisë së Veriut kohën e pushimit është duke shfrytëzuar me familjen e tij në Shkup.

Bild.de ka vizituar futbollistin në vendlindjen e tij dhe ka bërë një intervistë. Ish-bashkëlojtari i Rrahamnit te Napoli është duke punuar në biznesin familjar, pastiçeri.

Edhe pse ka milionat në bankën e tij, Elmas pushimet zgjedh t’i kalojë duke punuar në lokalin e tij në Shkup.

Edhe pastiçeri i At Cevatit shërben akullore

Elmas dhe familja e tij janë me prejardhje shqiptare edhe pse një gjë të tillë shpeshherë e ka mohuar.

“Më pëlqen të jem këtu në vendim tim. Të pushoj, të pastroj kokën. Sigurisht që unë i ndihmojë babait tim dhe është një vend i mirë për të kaluar kohën me të”, tha Elmas për Bild.de

Maqedonasi i Veriut erdhi në Leipzig nga klubi italian Napoli në dimër për 24 milionë euro

“Unë po bëjë ushtrime çdo ditë, jam duke u bërë gati për sezonin e ri të Bundesligas”, vazhdoi tutje futbollisti

Gjatë afatit të janarit, Elmas ishte larguar nga Napoli për 24 milionë euro dhe kishte firmosur kontratë me klubin nga Bundesliga, RB Leipzig.

Gjatë pushimeve të tij, Eljif Elmas ndihmon në pastiçerinë e familjes në Shkup

MARKETING