Nuk ka të dhëna të unifikuara për fatkeqësitë në vendin e punës

Nuk ka të dhëna të unifikuara për fatkeqësitë në vendin e punës

Të dhënat për sigurinë dhe shëndetin në punë në vend dallojnë nga institucioni në institucion gjë që tregon në atë se grumbullimi i informatave relevante dhe të unifikuara për fatkeqësitë në vendin e punës ende është një problem i pazgjidhur në vend.

Shoqata për mbrojtje në punë çdo vit me rastin e 28 Prillit – Ditës ndërkombëtare për siguri në punë, publikon raport vjetor për shkeljet në vendin e punës për vitin e kaluar, por ai është jozyrtar sepse bazohet në informatat e publikuara në formë të shkruar dhe mediat elektronike. Informata, siç thonë nga atje, janë kërkuar edhe nga institucionet kompetente, por nuk janë marrë ende.

“Deri në momentin e përmbylljes së raportit me datë 27.04.2023 nuk kemi marrë asnjë të dhënë mbi fatkeqësitë në punë. Nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) kemi marrë njoftim se në kuadër të operacioneve statistikore nuk mbajnë evidencë dhe statistikë mbi fatkeqësitë në punë. Të vetmet dy institucione që janë përgjegjëse për statistika të tilla – ISHP Instituti për Shëndet Publik dhe Inspektorati Shtetëror i Punës për vitin 2022 nuk kanë raporte të përgatitura për fatkeqësitë në punë”, thuhet në raportin e Shoqatës për siguri në punë të Maqedonisë së Veriut.

Законот за безбедност и здравје при работа во изминатите 12 години не ги даде очекуваните резултати. Бројот на несреќи и смртни случаи на работното место не се намали. Потребна е негова висти

Sipas të dhënave që disponon kjo shoqatë, vitin e kaluar janë evidentuar 169 fatkeqësi në vendin e punës, 22 prej të cilave me pasoja fatale. Kjo shifër, siç theksohet nga shoqata në fjalë, në masë të madhe nuk pasqyron numrin e vërtetë të fatkeqësive të rënda në punë.

MIA ka kërkuar përgjigje edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës nga ku kanë informuar se vitin e kaluar inspektorët e tyre kanë kryer mbikëqyrje në 1.766 shkelje në punë, 15 shkelje kolektive dhe 12 me pasoja fatale.

“Nga ana e Inspektorëve shtetëror të punës janë sjell gjithsej 236 vendime për lëshime me vërejtje, 2179 vendime për lëshime me urdhër dhe 45 vendime për ndalesë”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës.

Janë lëshuar 104 urdhërpagesa për kundërvajtje dhe janë iniciuar 12 kërkesa për ngritje të procedurës për kundërvajtje dhe 9 kërkesa për inicim të procedurës penale.

Një nga arsyet për të dhënat e ndryshme me të cilat disponojnë institucionet, sipas Shoqatës për mbrojtje në punë është edhe për faktin që inspektim kryejnë shërbime të ndryshme inspektuese.

Индустриското производство во јануари 2020 година, во однос на јануари 2019 година, бележи раст од 0,3 отсто, објави Државниот завод за статистика.

Sipas u.d kryetar i Shoqatës për mbrojtje në punë, Petar Naumovski, ka një trend të zvogëlimit të fatkeqësive në punë, por kjo, thotë ai, “nuk guxon t’i zvogëlojë aktivitetet e të gjitha palëve të prekura”.

“Nëse sipas Organizatës ndërkombëtare të punës, 4 për qind e PBV-së në vendet e varfra shkon për kompensim të shkeljeve, atëherë humbjet direkte që ka Maqedonia janë mbi 400 milionë euro, shifër marramendëse, të cilën ekonomia jonë e brishtë nuk guxon dhe nuk mund ta përballojë. Në raportin që keni para jush do të shihni se kemi një trend të zvogëlimit të fatkeqësive në punë, por kjo nuk guxon t’i zvogëlojë të gjitha aktivitetet e palëve të prekura”, thotë Naumovski lidhur me raportin e këtij viti.

Duke analizuar të dhënat e raportit, vërehet se në 77 për qind të qyteteve të vendit vitin e kaluar ka ndodhur ndonjë fatkeqësi gjatë punës. Kështu, nga 34 qytete të vendit, në 26 kanë ndodhur fatkeqësi në punë. Shkupi është qyteti me numrin më të madh të fatkeqësive ku më pas vijojnë Manastiri dhe Prilepi. Numër më i madh i rasteve të vdekjeve janë evidentuar në Shkup (4), pasuar nga Struga, Strumica dhe Negotina me nga 3 raste.

Më së shumti fatkeqësi ka pasur në Industrinë përpunuese (59), vijon Administrata publike dhe Mbrojtja me 27 fatkeqësi në punë dhe Ndërtimtari me 14. Numër më i madh i fatkeqësive që kanë rezultuar me vdekje janë regjistruar në aktivitetet e amvisërive si punëdhënës (8), ndërtimtari (6 ) dhe industria e prodhimit (3). Aktivitetet e amvisërive si punëdhënës përfshijnë kryesisht punën bujqësore. Në këtë aktivitet numri më i madh i fatkeqësive kanë ndodhur me traktor.

Rezultatet e marra nga analiza e Shoqatës gjatë punës tregojnë se më së shumti fatkeqësi kanë ndodhur në muajin maj, gjithsej 32. Në vitin 2022 ka një rënie të butë të fatkeqësive në muajt e verës, por rritje ka në muajt e tjerë sidomos në dimër dhe pranverë. /Mia.mk/

MARKETING