Norvegjia e gatshme për ta arrestuar Netanyahun

Norvegjia e gatshme për ta arrestuar Netanyahun

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, ka thënë se nëse urdhrarresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për Benjamin Netanyahun konfirmohet, vendi nordik do ta arrestojë kryeministri izraelit nëse përpiqet të hyjë në territor.

Barth Eide ka konfirmuar se e njëjta vlen edhe për ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe për tre zyrtarë të Hamasit, për të cilët Gjykata Ndërkombëtare Penale propozoi të lëshohen urdhëarreste.

“Nëse ata ose një nga liderët e Hamasit shfaqen në Norvegji, atëherë sipas ligjit ndërkombëtar ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë [arrestimin]. I njëjti parim vlen për të gjitha vendet në Evropë, përveç Turqisë”, ka thënë Eide për televizionin norvegjez TV 2.

Propozimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë u mbështet, ndër të tjera, nga Franca, Sllovenia dhe Belgjika

MARKETING