Një vajzë humb jetën pasi disa të mitur i vunë zjarrin një cisterne në Ilinden të Shkupit

Një vajzë humb jetën pasi disa të mitur i vunë zjarrin një cisterne në Ilinden të Shkupit

Një ngjarje tragjike ks ndodhur sonte në mbrëmje në lagjen Ilinden në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup.

Sipas policisë, të miturit i kanë vënë zjarrin një cisterne pranë stacionit hekurudhor dhe më pas kanë njoftuar se në cisternë që mori flakë ndodheshe një vajzë e mitur. Rastin së pari e ka raportuar personi S.K nga Shkupi, i cili ka larguar fëmijët nga zjarri që ka rënë në cisternë.

“Në orën 21:05. në NP-Petrovec, personi S.K. nga Shkupi raportoi se një cisternë është djegur nga disa të mitur në lagjen Ilinden afër stacionit hekurudhor. Dy fëmijët e mitur ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët bëhet me dije se në cisternë ka një femër të mitur dhe se ajo ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për zbardhjen e rastit. Ky është informacioni fillestar siç raportohet. Më shumë detaje do të kemi më vonë”, kanë thënë nga MPB.

MARKETING