Një shkupjan dyshohet për përdhunim
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një 24-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – përdhunim.
“I dyshuari 24 vjeçar nga Shkupi, më 13 janar në banesë në rrugën “Mavrovska”, ka kryer akt të dhunshëm seksual me një vajzë me të cilën paraprakisht ka qenë në lidhje prej disa muajsh. Ai ka hyrë në banesën në të cilën ka qëndruar e dëmtuara edhe pse ajo ka kundërshtuar, me përdorim të forcës fizike dhe goditje e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale”, informojnë sot nga Prokuroria Publike.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësi që ai ta përsërisë veprën.