“Një legjendë e vërtetë, por dua ta mund”, Mbappe: Ronaldo e ndjek karrierën time

“Një legjendë e vërtetë, por dua ta mund”, Mbappe: Ronaldo e ndjek karrierën time

Franca dhe Portugalia përballen në çerekfinalen e Euro 2024, teksa padyshim ndër të tjera, kjo është edhe një ndeshje mes Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Francezi nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për portugezin, ndërsa në një rrëfim para sfidës çerekfinale, thekson se e respekton Ronaldon si një legjendë të futbollit, por në fushë do të tentojë të fitojë për Francën.

“Është një nder për mua që do të përballem dhe do të takohem me Ronaldon, të gjithë e njohin admirimin që unë kam për atë. Herë pas herë jemi në kontakt dhe Ronaldo e ndjek karrierën time. Ai është një legjendë e vërtetë e futbollit dhe do të mbetet i tillë, por unë dua që të fitoj ndaj Portugalisë dhe të afrohem një hap më shumë drejt finales me Francën”, u shpreh Mbappe.

 

MARKETING