Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku në Shkup

Shkupjani SH.R. (71) e ka humbur jetën mbrëmë në fatkeqësi të komunikacionit, pasi në udhëkryqin mes rrugëve “Kemal Sejfulla”, “Aleksandar Urdarevski” dhe “Bosnjë e Hercegovinë”, në të ka goditur një automobile i tipit “golf 5” me targa të Shkupit, të drejtuar nga I.J. (18) nga fshati Brezë, Shkup, i cili po ashtu u lëndua.

Këmbësori nuk u ka mbijetuar plagëve në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shprejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa shoferi I.J. ka marrë lëndime trupore, të kosntatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

MARKETING