Një i mitur ka humbur jetën nga rrufeja në Negorci të Gjevgjelisë

Një i mitur ka humbur jetën nga rrufeja në Negorci të Gjevgjelisë

Një i mitur nga fshati Negorc i Gjevgjelisë ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga goditja e rrufesë pasi ky rajon është goditur nga një stuhi e fortë.

Sipas informacioneve të para, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot (07.03.2024) në ora 15:30 në Drejtorinë e Policisë së Gjevgjelisë është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e një të mituri nga fshati i Negorcit me djegie në trup, me shumë gjasa nga rrufeja, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Policia ka kryer kontroll dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.

 

MARKETING