Një fëmijë dyvjeçar lufton për jetën pas plagosjes me armë zjarri
Një fëmijë dyvjeçar, me të dhëna personale ende të panjohura, është pranuar në Klinikën për kujdesje Intensive me një plagë të rëndë nga armë zjarri në kokë, kanë njoftuar shërbimet kirurgjike kujdestare.
Sipas informacioneve zyrtare, fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, ndërsa institucionet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

