Një autobus i NTP-së është prishur dhe ka marrë flakë

Një autobus i NTP-së është prishur dhe ka marrë flakë

Një autobus i Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” është djegur sot në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh” në Komunën e Butelit. Informacionin për “360 gradë” e ka konfirmuar drejtori i NTP “Shkup”, Dragi Kushovski.
Ai thotë se në autobus nuk ka pasur pasagjerë në momentin që ka rënë zjarri.

Sipas Kushovskit, autobusi fillimisht është prishur, më pas është thirrur shërbimi i kompanisë, por në momentin që ka mbërritur, automjeti ka marrë flakë.

Sipas informacioneve jozyrtare, autobusi ka marrë flakë për shkak të defektit në instalimin elektrik.

Drejtori thotë se rasti është duke u hetuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe se duhet pritur raporti zyrtar për shkakun e zjarrit të autobusit.

MARKETING