Nikolloski publikoi video të xhiruar natën nga autostrada Ohër – Kërçovë, ku tashmë 40 kilometra janë vënë në funksion

Nikolloski publikoi video të xhiruar natën nga autostrada Ohër – Kërçovë, ku tashmë 40 kilometra janë vënë në funksion

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski publikoi në profilin e tij në Fejbuk një video të xhiruar natën nga autostrada Ohër-Kërçovë, ku theksoi se 40 km të autostradës janë vënë në funksion.

Postimi i plotë:

“Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë.

40 kilometra tashmë janë në funksion.

Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje.

Urime për të gjithë punëtorët e palodhur që u përkushtuan ndërtimit të saj!

Gëzuar Krishtlindjet dhe Buzmin, për shumë vite!”

 

MARKETING