Nikolloski: Përparim i shkëlqyer në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan

Nikolloski: Përparim i shkëlqyer në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se punimet për ndërtimin e autostradës Gostivar–Bukojçan po zhvillohen me intensitet të lartë dhe sipas dinamikës së paraparë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se paralelisht po realizohen aktivitetet për hapjen e trasesë së autostradës dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.

Sipas Nikolloskit, në terren aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar në tërësi.

“Punimet po ecin me ritëm të fuqishëm dhe rezultatet janë të dukshme në terren. Njëra nga katër urat është përfunduar plotësisht, ndërsa aktivitetet vazhdojnë në të gjitha segmentet e projektit”, theksoi ai.

Ministri vlerësoi se projekti po realizohet sipas planit dhe nënvizoi se zhvillimi i infrastrukturës rrugore mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me synim përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

MARKETING