Ngritet padi penale ndaj fabrikës së çimentos “Titan Usje”

Ngritet padi penale ndaj fabrikës së çimentos “Titan Usje”

Qyteti i Shkupit sot njofton se kundër fabrikës së çimentos “Titan Usje” kanë parashtruar padi penale, në të cilën përgjegjësi përveç asaj juridike kërkohet edhe nga personi përgjegjës Boris Hrisafov, i cili si kompetent për zbatimin e detyrimeve që dalin nga leja e integruar A e lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nuk i janë përmbajtur detyrimeve të njejta lidhur me kufijtë maksimalë të lejueshëm të emetimit të gazrave të dëmshme në ajrin e ambientit.

Përkatësisht, siç thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit, fabrika e çimentos “Titan Usje” ka lëshuar një përqendrim dukshëm më të lartë të grimcave PM10 nga kaldajat për ngrohje që punonin me mazut, në vend të gazit natyror gjatë matjeve të kryera më 3 dhe 4 janar. Gjegjësisht, në vend të maksimumit të lejuar prej 50 mikrogramë/m3, nga oxhaku lëshoheshin 121 mikrogramë/m3 çdo orë.

“Është vërejtur rritje e emetimit të oksideve të azotit për të paktën dyfish, pra në vend të 350 mg/m3 të lejuar, çdo orë emetohen 711 mg/m3”, thuhet në kumtesë.

Procesi i prodhimit të fabrikës së çimentos “Titan Usje”, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, është i vazhdueshëm dhe zhvillohet çdo orë të çdo dite gjatë gjithë vitit.

“Për shkak të këtyre veprimeve, sot është parashtruar kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Titan Usje” dhe personit përgjegjës Boris Hrisafov, me iniciativë të kryetares së qytetit të Shkupit Danela Arsovska, nga neni 234 të Kodit Penal “Vepra të rënda kundër mjedisit dhe natyrës” në lidhje me nenin 218 të të njëjtit ligj me titull “Ndotja e mjedisit dhe e natyrës”. Për këto vepra është paraparë dënim me burg”, thuhet në kumtesë.

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup që të hetojë thellësisht akuzat dhe të veprojë në përputhje me rrethanat. Është e papranueshme që qytetarët e qytetit të Shkupit të jenë viktima të fitimeve nga disa që na helmojnë me dekada dhe të cilët nuk guxojnë të amnistohen nga përgjegjësia për ndotjen e mjedisit nga e cila vuajnë mijëra qytetarë nga sëmundje të shumta.

MARKETING