Ngrijnë çmimi i vezëve dhe orizit! Bekteshi: Kemi çmimet më të lira në rajon

Ngrijnë çmimi i vezëve dhe orizit! Bekteshi: Kemi çmimet më të lira në rajon

Qeveria nesër do t’i ngrijë çmimet e orizit dhe vezëve, në përputhje me çmimet të cilët kanë qenë më parë gjatë muajit, ka njoftuar sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, raporton SHENJA.
“Si ministri kemi propozim çmim të vezëve të jetë një nga çmimet e muajit mars, por nuk dua ta them publikisht, për shkak se mund prodhues të caktuar dhe tregtar të përgatiten. Do të jetë një nga çmimet që ka qenë në muajin mars”, ka deklaruar Bekteshi.
Ai tha se kemi çmimet më të lira në rajon.
Sipas tij, në pjesën e sheqerit dhe miellit, në përputhje me të dhënat e Doganës, në pjesën e çmimeve që importohen dhe që prodhohen, tani më ka zbritje dhe kjo do të vazhdojë.
“Për këtë shkak aty nuk do të marrim asnjë masë ngase presim çmimet vet të ulen”, ka thënë Bekteshi.

MARKETING