Nga sot, Maqedonia e Veriut do të jetë në krye të OSBE-së

Nga sot, Maqedonia e Veriut do të jetë në krye të OSBE-së

Nga dita e sotme,  Maqedonia e Veriut do të jetë në krye të OSBE-së, organizatës më e madhe rajonale e të sigurisë në botë. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka deklaruar se kryesimi do të jetë nën sloganin: “Për njerëzit bëhet fjalë”!

“Interesi i njerëzve mbi gjithçka, prioritet i kryesimit tonë me OSBE 2023. Fokusi në terren, e rëndësisë së veçantë, mbështetja e njerëzve që janë shfrytëzues të angazhimit të OSBE-së. I shtrijmë dorën njerëzve që ballafaqohen me konflikte, por edhe të tjerëve që kanë nevojë për mbështetje. Ukraina, prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë në kryesimin me OSBE 2023”, ka shkruar Osmani. /SHENJA/

MARKETING