Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,21 % në raport me vendimin e datës 05.05.2025.
MARKETING
Nga data 13.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 64,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 65,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 35,450 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rriten për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,592 den/kg dhe tani do të jetë 35,450 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 13.05.2025.