Nga e hëna rikonstruim i pikëpagesës në Zhelinë, regjim kohor i komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë

Prej datës 23 tetor 2023 (e hënë) do të fillojë rikonstruimi i pikëpagesës në Zhelinë, në rrugën shtetërore A2-seksioni Shkup – Tetovë. Komunikacioni në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit, informojnë nga LAMM.
MARKETING
“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, bëhet e ditur në kumtesë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.