New York, ezani lejohet nga altoparlantët me rastin e Ramazanit

Me fillimin e muajit të Ramazanit, për herë të parë filloi të thirret ezani nga altoparlantët në xhamitë në New York, raporton Anadolu.
MARKETING
Në tri xhami në lagjen Astoria në Queens, ku shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe arabe, zëri i ezanit mund të dëgjohej nga jashtë.
Muslimanët që dëgjuan thirrjen për namaz pranë Qendrës Islame Astoria, Dar Al-Dawah Masjid dhe Xhamisë Al-Iman, u dyndën për t’u falur.