New York dhe Denver zhgënjejnë në shtëpi
Në tri ndeshjet play off të luajtura sot në NBA, vetëm skuadra e Cleveland fiton në fushën e saj dhe udhëheq 2-0 serinë e përballjeve ndaj Toronto.
Cavaliers fituan 115-105, në një ndeshje ku Donovan Mitchell realizoi 30 pikë e James Harden 28.
Humbet në sekondat e fundit skuadra e New York, që u mund në shtëpinë e saj 107-106 nga Atlanta, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. CJ McCollum me 32 pikë ishte lider për Atlanta, që dy sfidat e radhës do t’i luajë në fushën e saj.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota befason Denver, duke fituar 119-114 jashtë fushe. Anthony Edwards me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për miqtë, ndërsa 30 pikët e Jamal Murray për vendasit mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, (0-1)
(2-7), Boston – Philadelphia, (1-0)
(3-6), New York – Atlanta, 106-107 (1-1)
(4-5), Cleveland – Toronto, 115-105 (2-0)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, (1-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (1-0)
(3-6), Denver – Minnesota, 114-119 (1-1)
(4-5), Lakers – Houston, (1-0)

