Netanyahu: Izraeli po shqyrton furnizimin e Ukrainës me sistemin e mbrojtes ajrore ‘Kupola e Hekurt’

Netanyahu: Izraeli po shqyrton furnizimin e Ukrainës me sistemin e mbrojtes ajrore ‘Kupola e Hekurt’

Izraeli është duke shqyrtuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sistemin e saj të fundit të mbrojtjes kundër raketave “Kupola e Hekurt”, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

“Çështja e furnizimeve me armë u shqyrtua dhe u refuzua nga qeveria e mëparshme izraelite. Unë do ta hulumtoj këtë çështje dhe do t’i përgjigjem kësaj çështjeje në mënyrën më adekuate”, tha Netanyahu në një intervistë për kanalin francez LCI.

Ai, megjithatë, tha se Izraeli duhet të rishikojë opsionet e tij dhe të marrë parasysh interesat e tij në rajon.

“Kontributi i Izraelit ndoshta do të jetë në fusha të tjera”, shtoi kryeministri izraelit.

Netanyahu shpjegoi se Izraeli i ka ofruar Ukrainës ndihmë humanitare dhe ka pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas.

Ai kishte premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do të kishte në konsideratë furnizimin me armë Ukrainës nëse zgjidhej.

MARKETING