Nesër xhiroja e 22-të, spikat Struga – Shkëndija

E mërkura në program do të sjell ndeshjet e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Ndeshja që spikat në këtë xhiro është ajo që do të luhet në Strugë, me kampionët që përballen me Shkëndijën e Tetovës. Këta të fundit nuk njohin humbje në tri ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror, teksa Struga nuk ka ecuri të mirë ku regjistron vetëm disfata.
Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shkupi do të jetë mysafirë i Tikveshit, Besa do të pret Sileksin, teksa Voska do të luaj në transfertë me Pelisterin dhe Gostivari takohet me Brerën e Strumicë.
Pjesë e programit të xhiros së 22-të është edhe dueli Rabotniçki – Vardari. Të gjitha sfidat luhen nesër në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00.