Nesër ndeshjet e kthimit gjysmëfinale, Shkupi në Kavadar, Voska në kryeqytet!

Nesër ndeshjet e kthimit gjysmëfinale, Shkupi në Kavadar, Voska në kryeqytet!

E mërkura do të sjell ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Shkupit do të luaj në Kavadar kundër Tikveshit, pas atij barazimi pa gola në duelin e parë të luajtur në Çair, ku do të kërkojë të fitojë dhe të sigurojë finalen e madhe të edicionit të sivjetshëm të Kupës.

Ndërkohë nga ana tjetër, skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport do të jetë mysafir në kryeqytet ku do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Ekipi nga Ohri ka avantazh prej dy golave nga ndeshja e parë dhe në stadiumin në Gjorçe Petrov pritet të luaj pa ndonjë presion të madh.

Të dyja ndeshjet gjysmëfinale Tikveshi – Shkupi dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Voska Sport do të luhen nesër, duke nisur nga ora 15:00.

Tagged FC SHKUPI, kupa e maqedonise, sportmania, sportmania.al, VOSKA SPORT

MARKETING