Nesër hidhet shorti për Ligën e Dytë, Vëllazërimi në “duart e fatit”

Nesër hidhet shorti për Ligën e Dytë, Vëllazërimi në “duart e fatit”

Të martën pasdite nga ora 17:00 në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut do të hidhet shorti, përmes të cilit do të mësohen dy skuadrat e fundit që do të luajnë sezonin e ri në Ligën e Dytë. Pjesë e shortit do të jenë tre skuadrat si Vëllazërimi, Novaci dhe Osogova që pësuan disfata në ndeshjet e balotazhit të luajtura ditën e djeshme. Vëllazërimi u mund 3:0 nga Bashkimi i Kumanovës, Novaci u eliminua përmes penalltive nga Vardar Negotina, përderisa Osogova u mposht bindshëm nga Teteksi me shifra 6:1. Shorti do të përcaktojë dy skuadrat e fundit që do të plotësojnë Ligën e Dytë, përderisa vetëm njëra nga këto tre ekipe do të mbetet të luajë në Ligën e Tretë në sezonin e ardhshëm.

MARKETING