Nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut për shkak tragjedisë në Turqi

Nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut për shkak tragjedisë në Turqi

Maqedonia e Veriut dirën e nesërme e ka shpallur ditë zie për shkak tragjedisë së tërmeteve në Turqi dhe Siri. Lajmin e ka kumtuar kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Ditën e nesërme e shpallëm Ditë Zie në kujtim të përjetshëm të atyre që humbën jetën në tërmetet katastrofike që goditën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mendimet dhe lutjet e tyre janë me më të afërmit, me familjet e tyre”, ka shkruar Kovaçevski, përcjell SHENJA.
Ai ka shkruar se në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shpreh ngushëllime deri tek gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre.
“Si shtet dhe si popull do të vazhdojmë të ndihmojmë, do të jemi solidar dhe do të jemi përkrahje për qytetarët e lënduar, për ata që humbën gjithçka”, ka thënë Kovaçevski.

MARKETING