Nënkryetarja e Bullgarisë: Nëse nuk futen bullgarët në Kushtetutë nuk mund të bëni asnjë hap drejt BE-së!

Nënkryetarja e Bullgarisë: Nëse nuk futen bullgarët në Kushtetutë nuk mund të bëni asnjë hap drejt BE-së!

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë Iliana Iotova u takua me anëtarë të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut në Ambasadën Bullgare në Shkup. Nënkryetarja Iotova shprehu mirënjohjen për guximin e tyre për të ruajtur ndërgjegjësimin, traditat, gjuhën dhe historinë e tyre. Iliana Itotova bëri homazhe pran; bustit të Vasil Levskit në Ambasadën Bullgare në Shkup. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të misionit diplomatik bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe delegacioni që shoqëronte Iliana Iotovën, e cila ishte për një vizitë në Kosovë, njoftoi Radio e Bullgarisë.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ulim tensionet dhe të luftojmë çdo ditë kundër kësaj gjuhe të tmerrshme të urrejtjes ndaj Bullgarisë, kundër të gjitha përpjekjeve për të diskriminuar bullgarët në vend. Pavarësisht se çfarë veprimesh ndërmerr Maqedonia e Veriut apo çfarë propagande ka, Bullgaria nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet që kanë të dy vendet. Por, nëse bullgarët nuk përfshihen në kushtetutën e vendit, nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë një konferencë ndërqeveritare, as një raport të Komisionit Evropian për të nisur negociatat reale”, tha zëvendëspresidentja Iotova, pas takimit me ambasadorin e Bullgarisë në Shkup Angel Angelov. /SHENJA/

MARKETING