Nënkryetarja e BEI vjen në Shkup që të nënshkruajë grant për stacionin e filtrimit
Nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investime, Liljana Pavllova sot vjen në vendin tonë që të nënshkruajë grant për stacionin e filtrimit në Shkup.
Pavllova në intervistë për MIA-n zbulon se bëhet fjalë për grantin më të madh deri më tani nga BE-ja të ndarë për Maqedoninë e Veriut sipas Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe se me të kompletohet financimi i projektit, bashkë me kreditë nga BEI dhe BERZH.
“Ky projekt ekologjik është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investues dhe agjendës së gjelbër me qëllim që të përshpejtohet agjenda e gjelbër dhe të mundësohen kushte më të mira për jetë për rreth 500.000 njerëz. Zbatimi duhet të fillojë së shpejti, pas përfunddimit të fazës së furnizimeve”, thotë Pavllova në intervistën e cila më vonë do të publikohet e plotë.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në Klubin e Deputetëve, ndërsa në këtë ngjarje është paralajmëruar prani e zëvendëskryeminisrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe euroambasadorit Dejvid Gir.
Në intervistë flasim me Pavllovën edhe për atë sa është i sigurt sektori bankar pas ngjarjeve në Luginën e Silikonit dhe Credit Suisse dhe kur mund të presim zbutje të politikës monetare.