Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik vizitoi shkollat turke “Maarif” në Shqipëri
Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, i cili gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shqipëri për vizitë zyrtare, ku përpos një sërë aktiviteteve zyrtare në Tiranë, pjesëmarrëjeve të ndryshme në programet e Ramazanit, Çevik ka realizuar vizitë edhe në shkollat e mirënjohura turke “Maarif” të Shqipërisë.
Dr. Mahmut Çevik, i shoqëruar nga Koordinatori i TiKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, gjatë vizitës së tyre në shkollat “Maarif” u pritën në takim nga rektori i UNYT – Fondacioni “Maarif” në Tiranë, Prof. Dr. Ali Güneş, Koordinatori i Shkollave “Maarif Shqipëri”, Mesut Özbaysar, studentë dhe administrata e institucioneve arsimore të shkollave “Maarif” në Shqipëri.
Pas demonstrimit me poezi të studentëve me rastin e 109-vjetorit të Fitores së Çanakkalës, nënkryetari i TiKA-s, Dr. Mahmut Çevik, i cili inspektoi objektin e shkollës, u informua për aktivitetet e realizuara nga administrata e shkollave rreth kuadrit dhe procesit arsimor që po zhvillojnë shkollat “Maarif” në ciklin e arsimit të mesëm dhe universitar në Shqipëri.
Në lidhje me vizitën e tij në këto shkolla arsimore, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, në rrjetin social Twitter(platforma X), shkroi kështu:”Gjatë vizitës tonë në Shqipëri, kishim rastin që të takohemi edhe me administratën dhe pedagogët e shkollave “Maarif”. Me këtë rast, dëshroi që t’i falënderohem dhe tu them që na bën krenar, gjithë stafit arsimor dhe administrativ, për mikpritjen e tyre”.