Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik u takua me zv.kryeministrin Mexhiti dhe ministrin Arben Taravari
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.
Takimi u realizua në kuadër të festës së 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit të Gjuhës Turke, ku u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.