Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik priti në takim profesorët e departamentit të Gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës

Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Dr. Mahmut Çevik, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Prishtinës dega e Gazetarisë.
Në lidhje me këtë takim Çevik ka thënë se u bisedua mbi rëndësinë dhe ndikimin e medias në trojet e Ballkanit.
“Në zyret tona prita në takim Shefin e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, Prof. Muhamet Jahiri, Drejtorin e Institutit, Prof. Gëzim Qerimi, si dhe profesorët Alban Zeneli dhe Dren Gërguri. Gjatë takimit, diskutuam mbi rëndësinë dhe ndikimin e medias në Ballkan, si dhe mbi përfitimet që sjell përmbajtja e saktë dhe cilësore në gazetari”, ka shkruar në rrjetin social X, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.