Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik pjesë e sempoziumit “Turqia dhe Ballkani në 100-vjetorin e Republikës”

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik pjesë e sempoziumit “Turqia dhe Ballkani në 100-vjetorin e Republikës”

Në Izmir të Turqisë u bë paneli i diskutimit për 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, ku pjesëmarrës ishin intelektualë, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të OJQ-ve.

Universiteti “Izmir Kâtip Çelebi” -Qendra e Aplikimit dhe Kërkimeve të Studimeve Egjeane dhe Ballkanike në bashkëpunim me përfaqësine e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izmirit, u organizua sempoziumi shkencor dyditor (14-15 dhjetor) , “Turqia dhe Ballkani në 100-vjetorin e Republikës”

Në këtë sempozium shkencor, ku ishin prezent rreth 25 përfaqësues, studiues, akademik, përfaqësues të OJQ-ve, fjalë rasti kishte edhe nënkryetari i TIKA-s, dr. Mahmut Çevik, i cili foli për rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ndër vite po bën TIKA në Ballkan dhe jo vetëm.
Nënkryetari i TIKA Dr. Mahmut Çevik, Zëvendës

TIKA në tokat e Ballkanit përfaqësohet me 11 zyra koordinuese

“Një mënyrë jetese e formuar nga ndërveprimi në gjuhë, letërsi, muzikë, arkitekturë, artizanat, ndjenjën e argëtimit dhe shumë fusha të tjera shfaqet ende në Ballkan, ndërsa TIKA mbështet zhvillimin e Ballkanit me 11 zyret e saja koordinuese në këto troje”, tha mes tjerash gjatë fjalimit të tij, nënkryetari i TİKA-s Dr.Mahmut Çevik.
Duke folur edhe për projektet e reja që priten të realizohen nga TIKA në Ballkan, dr. Çevik, mes tjerash tha: “ne në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe asistencës zhvillimore, si TİKA kemi bërë përpjekje maksimale për mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore duke realizuar projekte dhe programe në sektorë social, ekonomik, kulturor, shëndetësi e shumë fusha tjera. Pas përfundimit të këtij sempoziumi, ne do të hartojmë një raport vlerësues mbi projektet e reja për trojet e Ballkanit”, përfundoi ai.

MARKETING