Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik merr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara për Ditën e Flamurit

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik merr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara për Ditën e Flamurit

Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik merr pjesë në pritjen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Ankara për Ditën e Flamurit.

Dr. Çevik, në këtë pritje solemne, gjithashtu u takua edhe me ministrin e Shëndetësisë të RMV-së, Azir Aliu.

Më poshtë shkrimi i plotë i nënkryetarit të TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në rrjetin social X:

“Në pritjen zyrtare për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me kryetarët e Grupeve të Miqësisë Shqipëri–Turqi dhe Bosnje e Hercegovinë–Turqi në Kuvendin e Turqisë, zhvilluam bisedime me ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, z. Azir Aliu, si dhe me ambasadorët e vendeve të Ballkanit, lidhur me aktivitetet tona të përbashkëta për rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Çevik.

MARKETING