Nënkryetari i TIKA-s, Çevik: Mbështetjet për Kosovën do të vazhdojnë
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) vazhdon mbështetje për Kosovën, ndërkaq
në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, shqyrtoi projektin e “Distribuimit të Tavolinave Inteligjente” në Shkollat e Komunës së Prizrenit, si pjesë e iniciativës për “Mbështetje të Infrastrukturës Digjitale të Shkollave”. Çevik realizoi vizitë në shkollat fillore “Emin Duraku” dhe sh.f. “Abdyl Frashëri”.
Gjatë këtyre vizitave në qytetin e Prizrenit, Çevik, u shoqërua nga Kryetari i KDTP-së dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, deputetët Enis Kervan dhe Fidan Brina Jëllta, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan. Në fund të vizitës, zv.drejtori i sh.f. “Emin Duraku”, Akif Gash, në shenjë falënderimi i dorëzoi një plaketë urimi nënkryetarit të TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.