Në Universitetin e Tetovës më 9 shtator nis afati i dytë i regjistrimit

Në Universitetin e Tetovës më 9 shtator nis afati i dytë i regjistrimit

Universiteti i Tetovës ka hapur konkursin për afatin e dytë të regjistrimit të studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/27.

Kandidatët mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë programesh në fusha si drejtësia, gazetaria, ekonomia, informatika, shkencat natyrore, mjekësia, bujqësia, pedagogjia, psikologjia, sporti dhe artet.

Aplikimi online do të bëhet nga 9 deri më 11 shtator 2026, përmes platformës apply.unite.edu.mk. Për programet ku kërkohet provim pranues, testimi do të zhvillohet më 12 shtator.

Rezultatet preliminare do të publikohen më 14 shtator, ndërsa rezultatet përfundimtare më 15 shtator.

Universiteti njofton se kandidatët që kanë krijuar profil gjatë afatit të parë mund ta përdorin të njëjtin profil edhe për aplikimin në afatin e dytë.

MARKETING