Në sul’met izra’elite në jug të Libanit hum’bin jetën 14 persona

Në sul’met izra’elite në jug të Libanit hum’bin jetën 14 persona

Të paktën 14 persona humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj zonave të ndryshme në qytetin Tyre në jug të Libanit, transmeton Anadolu.

Ministria libaneze e Shëndetësisë bëri një deklaratë lidhur me bilancin e sulmeve që ushtria izraelite ka kryer ndaj rajoneve Al-Bass dhe Ain Baal.

Sipas deklaratës, gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve të kryera në rrugën Bas në Tyre. Bëhet e ditur se për të identifikuar personat që humbën jetën në sulm, do të kryhen teste të ADN-së.

Në sulmin që Izraelit kreu në ndaj rajonit Ain Baal raportohet se u plagosën 8 persona, një prej të cilëve rëndë.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA ka njoftuar se në sulmin e kryer ndaj një marketi në Tyre humbën jetën tetë persona dhe u plagosën katër të tjerë ku njëri prej tyre rëndë.

– Në sulmet e Izraelit në Liban humbën jetën 3.754 persona

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin kufitar me Hezbollahun, më 23 shtator nisi qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, 3.754 persona, përfshirë 926 fëmijë dhe gra, si dhe 220 punonjës shëndetësorë janë vrarë ndërsa 15.626 të tjerë janë plagosur që nga 8 tetori 2023.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërkaq, Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut. Sipas të dhënave të OKB-së për shkak të sulmeve izraelite në Liban janë zhvendosur mbi 1.9 milion njerëz. Qeveria libaneze ka njoftuar se më shumë se 624 mijë nga personat e zhvendosur kanë migruar në Siri.

MARKETING