Në shumë qytete të Marokut mbahen protesta në mbështetje të Gazës

Në shumë qytete të Marokut mbahen protesta në mbështetje të Gazës

Marokenët zhvilluan protesta në shumë qytete të vendit me qëllimin për ndalimin e luftës ndaj Rripit të Gazës dhe ushtrimin e presionit mbi Izraelin, transmeton Anadolu.

Protestuesit marokenë marshuan në qytetet Dar el-Beida, Tetouan dhe Jerada dhe bënë thirrje për bojkot ndaj produkteve të vendeve që mbështesin Izraelin si një mjet presioni për të ndaluar administratën e Tel Avivit.

Duke kërkuar mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës dhe pengimin e migrimit të detyruar të Izraelit ndaj palestinezëve, protestuesit brohoritën me sloganet “Bojkoto për lirinë e Palestinës”, “Bojkot për kauzën”, “Populli dëshiron që Palestina të jetë e lirë” dhe “Palestina po reziston”.

Në mesin e vendeve arabe Maroku renditet në krye të vendeve ku mbahen më intensivisht protestat në mbështetje ndaj Gazës dhe Palestinës.

MARKETING