Në Shkup u prezantua TEKNOFEST

Në Shkup u prezantua TEKNOFEST

Në kuadër të një programi të organizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në bashkëpunim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe Unionit të Shoqatave Turke të Shoqërisë Civile në Maqedoni (MATÜSİTEB), dje u prezantua Festivali më i madh në botë i teknologjisë dhe inovacionit, TEKNOFEST.

Në programin e mbajtur në ambientet e IBU-së morën pjesë Koordinatorja e Zyrës së TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, kryetari i MATÜSİTEB-it Tahsin Ibrahim, zëvendësrektorja Assoc. Prof. Dr. Ebru Ibish, përfaqësues të Fondacionit T3, mysafirë nga sfera e teknologjisë dhe inovacionit.
Në fjalën e saj, Koordinatorja e TİKA-s në Shkup, Şeyma Babayiğit, u shpreh:

“Ne, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ndiejmë një krenari të veçantë që mbështesim programin TEKNOFEST, i cili synon të nxjerrë në pah potencialin e të rinjve tanë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Që nga themelimi i saj, TİKA ka për mision forcimin e bashkëpunimit me vendet mike dhe vëllazërore, rritjen e shkëmbimit të dijes dhe përvojës, si dhe dhënien e kontributit në zhvillimin e qëndrueshëm. Me projektet që zbaton në shumë fusha, nga arsimi dhe shëndetësia, deri te bujqësia dhe teknologjia, TİKA
bazohet në një qasje të zhvillimit të orientuar drejt njeriut.

Në këtë kontekst, TEKNOFEST nuk është vetëm një festival teknologjie, por një platformë shumë e vlefshme që i inkurajon të rinjtë të prodhojnë, hulumtojnë dhe të zhvillojnë aftësi dhe zgjidhje inovative. Mundësitë që ofron TEKNOFEST kontribuojnë në zhvillimin e teknologjive vendore dhe kombëtare, si dhe krijojnë një bazë të rëndësishme për formimin e shkencëtarëve dhe inxhinierëve të së ardhmes.

Si TİKA, ne i kushtojmë rëndësi ndërtimit të një të ardhmeje ku të rinjtë fuqizohen me dije, përdorin teknologjinë në mënyrë efektive dhe bëhen aktorë me ndikim në nivel global. Në këtë drejtim, do të vazhdojmë të mbështesim programe vizionare si TEKNOFEST dhe të jemi gjithmonë pranë të rinjve tanë.

Falënderoj të gjithë partnerët që kontribuuan në këtë organizim fenomenal duke shpresuar që TEKNOFEST të jetë i mbarë për vendin tonë dhe për të rinjtë tanë”.

MARKETING