Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 63 për vozitje të shpejtë

Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 63 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione që kryhen nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup.

“Janë shqiptuar 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 32 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve.

Nga Ministria e Brendshme gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 18 gjoba për tejkalim të parregullt,5 për kalim në semaforë të kuq dhe 5 të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING