Në Shkup gjithsej 141 raste me kollën e mirë, tre raste të reja nga mëngjesi

Në Shkup gjithsej 141 raste me kollën e mirë, tre raste të reja nga mëngjesi

Numri i të sëmurëve nga kolla e mirë në Shkup arriti në 141, pasi mëngjesin e sotëm janë regjistruar tre raste të reja, ka konfirmuar për MIA-n mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Sipas QSHP-së, dje janë regjistruar 14 raste.

Përforcim i mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit sanitar shëndetësor shtetëror (ISSHSH) për të parë realisht situatën në kopsht me fëmijë të vaksinuar dhe të pavaksinuar, mundësimi i testimit për pertusis (kolla e mirë) në tërë vendin nga qendrat për shëndet publik, për të cilët deri tani nuk ka pasur mundës të tillë dhe regjistrimi digjital i vaksinimit të fëmijëve në pikat e vaksinimit të jetë i detyrueshëm për një rishikim më të mirë, janë rekomandimet e reja të Komisionit për sëmundje Infektive pas mbledhjes së djeshme në lidhje me parandalimin e pertusisit.

Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundër pertusis për të moshuarit, ndërsa janë sugjeruar edhe testime për kollën e mirë, në tërë vendin.

Pikat e vaksinimit në Shkup punojnë me dy turne.

MARKETING