Në Ministrinë e Energjetikës do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë

Në Ministrinë e Energjetikës do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë

Në Ministrinë e Energjetikës sot do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit për interkonektorin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Pjesa e gazsjellësit nga Maqedonia duhet të jetë në gjatësi prej 67 kilometra dhe të lidhet me anën greke ku aktivitetet ndërtimore i bën kompania “Terna”. Gjatësia e përgjithshme e gjithë gazsjellësit është 123 kilometra dhe ai duhet të shtrihet nga Nea Mesimvria drejt Negotinës përmes Gjevgjelisë dhe t’i lidhë dy sistemet kombëtare për transferimin e gazit natyror me qëllim që të diversifikohen burimet e furnizimit me gaz natyror në vend.

Përmes projektit, vendi ynë do të ketë mundësi të furnizohet edhe me gaz natyror edhe me gaz të rrjedhshëm (LNG) nga terminalet greke në Revitusa dhe Aleksandrupoli.

Kapaciteti fillestar do të jetë 1,5 miliardë metra kub në vit, me mundësi për zgjerim deri në tre miliardë metra kub në vit, ndërsa janë zbatuar edhe studime me qëllim që gazsjellësi të ketë specifikimet e duhura për transportin e hidrogjenit të gjelbër.

Projekti pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes është paralajmëruar prania e drejtorit ekzekutiv të Nomagaz, Muhamed Elmazi, ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ambasadorit të BE-së Mihael Rokas, si dhe përfaqësuesve të Bankës Evropiane të Investimeve Bjorn Gabriel dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Stefan Kostovski.

MARKETING