Në Kodër të Diellit 60 centimetra borë, në Mavrovë 10

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 60 centimetra, në Mavrovë 10, ndërsa tetë në Llazaropolë, njoftoi DPHM. Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 19 litra në metër katror, në Mavrovë 15 dhe në Ohër nëntë litra.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jenë më të mëdha (mbi 30 litra në metër katror). Në male, ndërsa pasdite edhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri 12 gradë.

Në Shkup mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut, më të mëdha pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, e cila përkohësisht do të përforcohet. Temperatura maksimale do të mbërrijë 10 gradë.

MARKETING