Në Klinikën Kozle ndodhen 70 fëmijë, 10-të janë në mbështetje të oksigjenit dhe 15-të fëmijë me komplikime nga gripi janë shtruar në spital

Në Klinikën Kozle ndodhen 70 fëmijë, 10-të janë në mbështetje të oksigjenit dhe 15-të fëmijë me komplikime nga gripi janë shtruar në spital

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore të Fëmijëve në Kozle aktualisht 70-të fëmijë janë shtruar në spital, nga të cilët 10-të janë në mbështetje të oksigjenit. Në spital janë shtruar edhe 15-të fëmijë te të cilët është konfirmuar virusi i gripit nga tipi A dhe kanë komplikime, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, prof.dr. Katerina Boshkovska.

Ajo theksoi se në Klinikë në bazë ditore bëhen ekzaminimet e 150 deri 200 fëmijëve.

Ajo sqaroi se simptomat e gripit zakonisht fillojnë me temepraturë të rritur, dhimbje në fyt, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, rrjedhje nga hunda dhe kollë e thatë.

Rekomandim për prindërit në këtë periudhë, theksoi ajo, është të shmangen tubimet në hapësira të mbyllura, të mbahet higjiena personale me larjen e shpeshtë të duarve, të bëhet dezinfektimi i sipërfaqeve, në ushqim të ketë pemë dhe perime të freskëta dhe të qëndrohet në ajër të pastër.

MARKETING