Në Ditën e Mësuesit – 24 nëntor, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Kroaci jep mbështetje në projektet arsimore

Në Ditën e Mësuesit – 24 nëntor, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Kroaci jep mbështetje në projektet arsimore

Në Ditën e Mësuesit – 24 nëntor, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik në Kroaci jep mbështetje në projektet arsimore

Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kroaci, Yavuz Selim Kıran, sot kanë qenë pjesëmarrës në pranim dorëzimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve arsimore të të gjitha niveleve” që u realizua në shkollën fillore “Petar Zrinski”, në Zagreb të Kroacisë.
Shkolla fillore “Petar Zrinski” e cila u themelua në vitin 1875, pranoi projektin e miratuar nga TIKA, e cila përmban pajisjen me të gjitha materialet e nevojshme të të gjitha klasave në këtë shkollë fillore të gjendur në kryeqytetin e Kroacisë.

Shkolla e vjetër me traditë 150 vjeçare ngërthen gjitha elementet etnike

Shkolla fillore “Petar Zrinski”, e cila është shkolla më e vjetër në Kroaci dhe njëra ndër shkollat ​​me kapacitet më të madh numerik, ku aktivë janë 555 nxënës dhe 75 punonjës, e cila nga sot fitoi formën e saj të finale të rinovimit, që nga marsi i vitit 2020, pas goditjes së tërmetit në Kroaci, nxënësit dhe stafi i shkollës, u detyruan që vitet e tyre akademike t’i kalojnë në objekte tjera. Ndërkaq, pas përfundimit të rinovimit e cila përfundoi gjatë fundit të vitit 2023, përmes projektit të TİKA-s u plotësuan nevojat në klasat e muzikës, matematikës, fizikës, psikologjisë dhe edukimit fizik, ndërsa klasa e muzikës dhe laboratoria eksperimentale, u pajisën me pajisjet e nevojshme moderne.

Ambasadori Selim Kıran dhe nënkryetari i TIKA-s, Çevik lozën volejboll me nxënësit

Në shkollën fillore “Petar Zrinski” , ku ka nxënës nga komunitete të ndryshme, ambasadori Yavuz Selim Kıran, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik dhe koordinatori i TIKA-s në Zagreb, Sedef Bulut, pas dorëzimit të projektit, materialeve dhe pajisjeve sportive që ishin donacion i TIKA-s, gëzimin për përfundimin e suksesshëm të projektit e pagëzuan duke luajtur volejboll bashkë me nxënësit.

MARKETING