Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të martën, një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës do ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerë në Komunën fqinje, Qendër Zhupë, të cilët, sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhore, do të vizitohen menjëherë pas shpërndarjes së materialit zgjedhor.

“Në afatin e fundit, 30 prill, për votim më 8 maj kemi pranuar 39 kërkesa, të cilat për shkaqe të arsyeshme i kemi shqyrtuar sot dhe të gjitha janë pranuar. Numri i mbetur, gjegjësisht 32, janë persona të cilëve u janë pranuar kërkesat për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit”, deklaroi për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor  nga Dibra.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë të regjistruar 19.334 votues, ndërsa votimi do të bëhet në 27 vendvotime.

MARKETING