Në Çair me Osmanin, në Tetovë me Rexhepin, BDI zyrtarizon disa nga kandidatët për lokalet

Në Çair me Osmanin, në Tetovë me Rexhepin, BDI zyrtarizon disa nga kandidatët për lokalet

Nënkryetari i BDI- së Arbër Ademi ka njoftuar se në mbledhjen në Reçicë të Vogël ata kanë vendosur disa nga emrat me të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale.
“Në Çair, kryetari i ardhshëm do të jetë Bujar Osmani, kryetari i komunës së Tetovës, do të jetë Bajram Rexhepi. Të gjithë u votuan unanimisht. Kandidat dhe kryetar i ardhshëm i Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani. Po ashtu njëzëri u votuan edhe dy bartës listash. Në Gostivar, bartës liste do të jetë Valdet Xhaferi në Strugë bartës liste do të jetë Faton Pollozhani”, tha Arbër Ademi.

MARKETING